Një udhëtim kulturor dhe historik në qytetin që lidh dy kontinente.
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel.
Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës.
Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu — e projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani, ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta.
Vazhdon Vizita në Shën Sofi – Hagia Sofia.
Hagia Sophia është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale dhe ka shërbyer si kishë, muze dhe xhami ndër shekuj. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Vizitë në Hipodromin e Kostandinopojës — qendra sportive dhe shoqërore e perandorisë bizantine.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere në Bosfor me Darkë dhe Shfaqje Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Fjetje në hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi, për të parë pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe kalanë Rumelitisa.
Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vizitë në Sheshin Taksim — zemra moderne e Stambollit, e njohur për restorante, dyqane dhe hotele.
Fjetje në hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është ndër më të mëdhenjtë në botë për nga shumëllojshmëria e specieve dhe aktivitetet.
Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Të lirë në Qendrën Tregtare deri në transfertën me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.
Oraret e fluturimeve janë si më poshtë:
Nisja nga Tirana: 03:10, mbërritja në Stamboll 06:50
Kthimi nga Stambolli: 22:00, mbërritja në Tiranë 21:45
ATHS nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye të ndryshme (si dëbim ose pasaportë më pak se 150 ditë e vlefshme).
PAGESA E BËRË ËSHTË E PAKTHYESHME.