Dubai

Dubai & Emiratet e Bashkuara

Eksperiencë luksi, aventura në shkretëtirë dhe vizita mahnitëse në Dubai & Abu Dhabi.

Programi i Udhëtimit

🛫 Dita e Parë:

Paraqitja në Check-in 2 orë para nisjes.
Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI).
Nisja nga Tirana në orën 12:55 - Mbërritja në Dubai në 20:15.
Transferta me autobus nga Aeroporti në Hotel.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

🏙️ Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike në Dubai:
Pallati i Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagjja historike Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qendra Madinat Jumeirah, Palm Jumeirah, Sheikh Zayed Road, dhe Mall of Emirates ku mund të bëni ski në dëborë artificiale.
Më pas, vizitë në Dubai Marina dhe më vonë në Downtown Dubai me Kullën më të lartë në botë Burj Khalifa, qendrën tregtare Dubai Mall dhe Shatërvanin Kërcimtar.

Opsionale:
– Xhiro në perëndim me Anije Catamaran në Dubai Marina (2 orë, me pije jo alkoolike).
– Darkë me pamje nga Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai (4 Set menu + 1 pije, përfshirë transfertën).

🌴 Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel.
Opsionale:
– Ngjitje në ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa.
– Pasdite: tur në shkretëtirë me fuoristradë, mundësi për foto me gamile dhe kostume arabe.
Përfshirë: Darkë me Zgarë (Barbeque), shfaqje orientale dhe muzikë live.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

🕌 Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Abu Dhabi me autobus.
Vizitë panoramike e qytetit: Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (pista Formula 1, Parku Ferrari, etj).
Opsionale: hyrje tek Dubai Frame – një eksperiencë panoramike që bashkon pjesën e re dhe të vjetër të Dubait.
Fjetje në Hotel.

✈️ Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hotel.
Transferta në Aeroportin e Dubait.
Fluturimi direkt Dubai - Tiranë: Nisja 08:10Mbërritja 11:55.

Grupi me nisje më 2 Janar është 6-ditor dhe ditën e pestë e ka të lirë (kthimi ditën e gjashtë).

💼 Çmimi për person përfshin:

Përfshihen bagazhet:
– 1 Bagazh dore 7 kg (55x40x23 cm)
– 1 Bagazh 20 kg

Hoteli në Dubai: ECOS Dubai Hotel – Vlerësimi në booking 9.1 Kliko për detaje

✨ Shtesat & Tarifat për Ekskursionet Opsionale

⚠️ Kujdes & Shënime

*Nuk lejohet hyrja në xhami për femrat që nuk kanë veshje të përshtatshme:
1. Krahët dhe këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Flokët e mbuluar me shami jo-transparente.

Renditja e ekskursioneve mund të ndryshojë në varësi të disponueshmërisë.
Krevati i tretë në dhomë është extra bed (krevat portativ).

Kujdes: çdo pasaportë duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri nga data e nisjes. Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerë që nuk lejohen të udhëtojnë për këtë arsye.

WhatsApp